Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale dhe luftën që është bërë në Kosovë.
Duke rikujtuar krimet që janë bërë në Kosovë gjatë vitit 98/99 nga shteti i Serbisë, Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të lejojë që Gjykata të barazojë krimet gjenocidiale të Millosheviqit të shtetit të Serbisë, me veprimet e dëshpëruara eventuale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës.
“Tashmë kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet që nga fillimi i luftës në Kosovë në vitin 1998. Ju mund të mbani mend se rezistenca jonë ishte një rast i vërtetë i Davidit që luftonte Goliatin. Më lejoni të them zonja presidente se nuk ka kosovar, përfshirë këtu edhe veten time, i cili do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që Gjykata Speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit, të shtetit të Serbisë, me veprimet të dëshpëruara eventuale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër”, tha Thaçi.
Po ashtu Thaçi tha gjatë fjalimit të tij se në Kosovë nuk do të lejohet që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin në mes të shtypësit dhe viktimës (të shtypurit).
“Ne do të mbrojmë trashëgiminë e luftës sonë, lirinë e Kosovës dhe pavarësinë tonë”, ka thënë Thaçi.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...