Filmi i shkurtër “Një Muaj” me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi është shpërblyer me çmimin “Special Mention” në Festivalin e filmit Seanema në Ulqin, në Mal të Zi, shkruan KultPlus.
Ky është çmimi i tretë që po fiton ky film, pas çmimit “Best Eastern European Film” në Grenzland Filmtage dhe çmimit “Golden Remi Award for Directing” në WfH International Independent Film Festival. Ky film po ashtu do të jetë pjesë e festivalit kualifikues për Oscar në Korenë së Jugut, në edicionin e 35-të të Busan International Short Film Festival, si pjesë e Konkurrencës Ndërkombëtare.
“Një Muaj” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.

https://filmfreeway.com/SeanemaFilmFestival
Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu./ KultPlus.com
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...