Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart rikonfirmimin e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së.
Haradinaj tha se ky ligj përfaqëson “lajmin më të mirë të mundshëm” për Kosovën, pasi refuzon qartë çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
Postimi i plotë:
Amerika krah Kosovës
Lajmi më i mirë i mundshëm i kësaj dite është rikonfirmimi i politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Ligji, tashmë në fuqi, për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
E mbështetë perspektiven e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të krejt Ballkanit Perëndimor, që përputhet në plotni më përcaktimin tonë të kahmotshëm se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është themeli i sigurisë dhe zhvillimit tonë si Shtet e shoqëri.
Ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE.
Kjo është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, dhe cilido zyrtar i lartë, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet, cenon rendin demokratik, shkelë të drejtat e njeriut apo është i perfshirë në afera korruptive, do të sanksionohet sipas këtij Ligji.
Prandaj miqësia e partneriteti ynë me SHBA, ka qenë jetik në të gjitha fazat, përfshirë edhe synimin tonë final, anëtarësimin në NATO dhe BE, që është edhe thelbi i Programit të Aleancës!
Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!/Arbresh.info
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”