Qeveria finlandeze nuk do t’i japë asnjë shqiptari të drejtën e azilantit. Ambasada e Finlandës në Greqi, që mbulon edhe Shqipërinë, bën të ditur se gjatë verës së 2015-s, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm, por kërkesat e tyre kanë marrë përgjigje negative.
Ambasada Finlandeze thotë se ata që do të tentojnë të kërkojnë sërish azil, do t’u refuzohet sërish kërkesa, pasi Zyra e Emigracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë.
Ambasada shprehet se bashkë me përgjigjen negative, të gjithë azilantët do të marrin edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit.
“Kohët e fundit, të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrjeje”, citon TCH ambasadën finlandeze.
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...