Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim shefin e ri të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen.
Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa, e informoi për progresin që po arrihet në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimet në aspektin e politikave financiare dhe fiskale.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi Vermeulen për kornizën aktuale të Buxhetit të Kosovës, orientimet kryesore dhe për mundësitë e zhvillimit, sidomos në sektorin privat të ekonomisë.
Kryeministri Mustafa me këtë rast vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me FMN-në, sidomos në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë për hyrje në Program me FMN-në, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për respektimin e këtij programi si parakusht për ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal.
Shefi i ri i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së.
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri