Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë senatori amerikan, John McCain i cili njëherësh ishte edhe mik i madh i shqiptarëve.
Me rastin e vdekjes së tij i pikëlluar është ndjerë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Kosova e humbi mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi drejt lirisë do të ishte i vështirë.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.
Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq.
Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.
Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!/arbresh.info/
U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për pr...
Goditje për Liverpoolin dhe Francën, Ekitike humbet sezonin ...
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...