Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka bërë të ditur se është detyrë e BE-së që ta lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, porse arritja e një marrëveshjeje duhet të kryhet nga ta.
“Mendoj që sapo ishim dëshmitarë të një momenti disi historik, dhe në një mënyrë është fryma e famshme e Albach-ut e që mund të përjetohet sërish”, ka thënë Hahn në Forumin Evropian të Albach-ut pas fjalimeve të panelistëve mes tyre edhe liderëve ballkanas, presidentit Hashtim Thaçi, atij serb, Aleksandër Vuçiq, të parit të Austrisë, Aleksander Va nder Bellen, si dhe atij slloven, Borut Pahor.
“Jam shumë mirënjohës për atë që sapo dëgjova nga folës të ndryshëm, pasi që është po ashtu një lloj motivimi i mëtejmë për të qëndruar të angazhuar, të vendosur, duke tentuar t’i bëjmë kontributet tona sa më efikase që është e mundur”.
“Është shumë e rëndësishme ta shoh dhe dëgjoj një vendosmëri më të fortë nga ana juaj që personalisht t’i zgjidhni problemet tuaja, dhe jo të pritni nga fuqitë e jashtme që ta bëjnë këtë”, ka thënë Hahn, njofton Klan Kosova.
“Sepse duhet të mësojmë të gjithë nga historia që imponimi i çfarëdo zgjidhjeje nga jashtë nuk është kurrë opsion i qëndrueshëm”.
Hahn theksoi se BE-ja e ka për detyrë dhe po tenton ta lehtësojë procesin e dialogut por barrën ua vuri lidershipeve të shteteve përkatëse, dhe tha se kjo punë duhet të kryhet nga vetë ata.
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë