Arsenali duket se do të jetë në mungesë të mesfushorit gjerman Mesut Ozil në ndeshjen kundër West Hamit pasi lojtari mungoi në stërvitjen e së premtes për shkak se ishte i sëmurë.
29-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë linjave dhe Aaron Ramsey, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me “Topçinjtë”, pritet të siguroj një rol startues në vend të tij, transmeton portali arbresh.info.
Ozil ishte larguar në pjesën e dytë gjatë disfatës 3 me 2 ndaj Chelseat vikendin e kaluar dhe kështu trajneri Unai Emery ka filluar detyrën e tij me dy humbje radhazi, por synon tri pikët e para në takimin ndaj “Hammers”.
Gjermani u largua në minutën e 68′ të disfatës ndaj “Bluve”.
Pas disfatës në takimin e parë ndaj Liverpoolit dhe vikendin e kaluar në shtëpi ndaj Bournemouthit, West Hami po ashtu është në kërkim të fitores së parë nën menaxhmentin e ri.
Takimi mes dy skuadra fillon nga ora 16:00./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës