Ivan Rakitic është një prej lojtarëve më të mirë të Barcelonës dhe nuk duhet të lejohet të largohet, gjithnjë sipas trajnerit, Ernesto Valverde.
Kampionët e Ligue 1, Paris Saint – Germain besohet se po bëjnë gati një transferim prej 90 milionë eurosh për 30 vjeçarin.
Barca nuk do të jetë pa opsione nëse ai largohet, por Valverde nuk e konsideron këtë mundësi.
“Ivan është lojtar fundamental për klubin tonë. Ne llogarisim në të”.
“Unë dua që lojtarët e mi më të mirë të jenë aty dhe Rakitic është një prej më të mirëve. Ai e di se si ne luajmë dhe është i përkushtuar ndaj klubit”.
“Shikoni statistikat e tij. Ne e dimë se ai bën shumë për ekipin dhe ne analizojmë lojtarët e ekipeve tjera dhe ata na analizojnë ne”.
“Por, shpresoj se ai do të qëndrojë, nuk ka dyshime për këtë”, u shpreh Valverde. /Telegrafi/
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...