Juventusi ka emëruar skuadrën e tyre për ndeshjen e nesërme ndaj Lazios.
“Zonja e Vjetër” do të përballet me skuadrën e Simeone Inzaghit në Torino mbrëmjen e nesërme, takim që do të jetë debutues për Cristiano Ronaldon në shtëpi, transmeton portali arbresh.info.
Këtë mbrëmje, trajneri Massimiliano Allegri ka emëruar skuadrën e plotë për ndeshjen dhe dyshja Leonardo Spinazzola dhe Mattia De Sciglio vazhdojnë qëndrimin jashtë fushës.
Përveç tyre nuk ka ndonjë befasi, ndërkohë që Cristiano Ronaldo dhe emrat e tjerë të mëdhenj janë të gjithë të pranishëm dhe në gjendje të mirë.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juves kundër Lazios: Szczesny, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...