Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se do të vije koha kur Cristiano Ronaldo do të gjej vetën në bankinë.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë iu bashkua “Zonjës së Vjetër” këtë verë për një tarifë rekorde të klubit prej 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse Allegri ka konfirmuar se Ronaldo do të bëjë debutimin në shtëpi në ndeshjen e së shtunës kundër Lazios, ai ka shtuar se ish superylli i Real Madridit do të nis disa ndeshje nga bankina.
“Do të ketë kohëra kur ai [Ronaldo] do të jetë në bankinë dhe do të luaj vetëm gjysmë ore”, ka thënë Allegri. “Edhe ai do të ketë nevojë për pushim në një pikë”
“Në Madrid, ai menaxhoi vetën në formë të shkëlqyer. Tani [kundër Lazios] ai do të luaj, më pas do të shohim”
Juventusi fitoi me rezultat 3 me 2 falë golit vonë nga Federico Bernardeschi ndeshjen debutuese të Ronaldos në Serie A kundër Chievos./arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë