Shqipëria gjithnjë e më shumë po behet atraktive për të huajt të cilët kanë rritur preferencat për të kaluar pushime në Shqipëri. Çmimet ende të lira të kombinuara me një varietet mundësish për turizmin e detit dhe aventurës po tërheqin vizitor.
Sipas INSTAT numri i të huajve të që u futën në Shqipëri në korrik u rrit me 19 për qind, teksa për të gjithë 7 mujorin rritja është gjithashtu dyshifrore me 12 %. Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2,9 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.4 %në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e më e madhe shihet te ke turistët polakë, me 33 për qind, por numrin më të madh në raport me totalin e kanë vizitoret nga Kosova, të cilët janë vënë në një trend rritës pas rënies së vitit të kaluar.
Nga të dhënat e 7 mujorit shihet se numri i vizitoreve nga Kosova arriti në 911,631 mijë me një rritje 5,3 për qind në krahasim me një vit më parë. Vetëm në Korrik vizitorët nga ana tjetër e kombit u rriten më 16,3 %.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 381 mijë hyrje për 5 mujorin, me rritje 11.7 me bazë vjetore. Pas tyre vijnë grekët me 275 mijë hyrje (rritje 12.1%), Malazezët me 2013 mijë përsona (+4.7%) italianët me 200 mijë persona me një rritje 10 %.
Rritjen më të lartë, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël e kanë shënuar polakët me 33% dhe gjermanët me 18,1 %.
Polakët “zbuluan” vitin e kaluar Shqipërinë, përmes agjencisë më të madhe polake iTAKA dhe prenotimet e tyre rezultojnë në rritje këtë vit. Sipas statistikave të INSTAT, për 7 muajt e parë të vitit mbi 78 mijë polakë, ose 33 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rritje ishte dhe gjermanët, me 74 mijë hyrje, me rritje vjetore prej 11,9%.
Nga 1 qershori, hotelet, sidomos ato në zonën e Golemit në Durrës kanë raportuar se kanë qenë 100% të prenotuara, ndaj numri i turistëve pritet në rritje. Një fluks i lartë ka ardhur nga vendet nordike, por INSTAT nuk i raporton të ndara Norvegjinë, Suedinë etj.
Ikin dhe shqiptarët
Edhe shqiptarët preferojnë të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2018 është 465.626. Krahasuar me Korrik 2017, ky numër është ulur 6,2 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2018 është 970.178. Krahasuar me Korrik 2017, ky numër është rritur 12,0 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë, në shtatëmujorin e 2018 është 2.861.943, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtënperiudhë të një viti më parë.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...