Nën patronatin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, RTV Mitrovica dhe Radio Ylberi, në Mitrovicë është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Në akademi morën pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, familjarë të të ndjerit Rexhepi, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të të ndjerit dhe shumë qytetarë tëMitrovicës, rajonit e më gjerë.
Duke folur i pari në akademinë përkujtuese, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se një vit më parë, lajmi i rëndë dhe i dhembshëm për vdekjen emjekut tonë të dashur, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, pjesëmarrësit në Ushtrinë tonë Çlirimtare, Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, kryebashkiakut të parë të Mitrovicës e më vonë edhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, humanistit të madh dhe liridashësit Bajram Rexhepi, ua lëkundi zemrat të gjithëve.
Ai në vazhdim tha se ishte kjo një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, mitrovicasit, por edhe për tërë vendin. Lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit i kishte prekur të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos ata të Mitrovicës, ku ai lindi, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, ku kontribuoi me tërë qenien e tij për ngritjen e nivelit shëndetësor, në organizimin e përgjithshëm për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tij.
“Sot, një vit më pas, kur jemi tubuar këtu për të kujtuar këtë kolos të Kosovës, ne mitrovicasit, por besoj edhe të gjithë shqiptarët, po e ndjejmë me të madhe mungesën e këtij njeriu të mirë, shpirtbardhë dhe humanist i madh, i cili ka lënë gjurmë të thella në këtë mjedis dhe në tërë Republikën eKosovës. Shumë punë me dobi kombëtare e shtetërore janë të lidhura me emrin e Dr. Bajram Rexhepit”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësuan lartë figurën e Bajram Rexhepit dhe kontributin e tij dhënë, pra, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
Për jetën dhe veprën e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi foli Nexhmedin Spahiu, ndërsa kujtime për ish-kryeministrin Rexhepi evokoi kolegu i tij, Faik Bllata.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Vanesa Rexhepi, vajza e ish kryeministrit Bajram Rexhepi, duke thënë se veprat e babait të saj janë udhëzues të rrugës së saj dhe gjithsecilit që e njohën ish-kryeministrin Rexhepi.

Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...