Sipas Listës Serbe, Sava Jnajic nuk është më një prift, por një njeri që merret me çështjet politike, sidomos ato që kanë të bëjnë lidhur me problemin e Kosovës.
Lista Serbe përmes një komunikate thotë se “ai aktualisht po fshehët prapa perdes së manastirit”, dhe ka kohë që ai është distancuar nga politika shtetërore e Serbisë, duke kërkuar zgjidhje përmes kompromisit dhe dialogut për Kosovën, shkruan B92.
Në komunikatë thuhet se “roli i Janjiqit nuk është më të popullarizojë pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe, sepse ai më nuk praktikon pikëpamjet teologjike por merret kryesisht me aksione që janë kundër politikave të shtetit të tij” .
“Sulmet e Janjiqit ndaj shtetit janë thirrje për anarki dhe Prishtina po shfrytëzon rastin të përfitojë nga ato, pasi që Janjiq po përfiton personalisht karshi pikëpamjeve të tij”, thuhet tutje në deklaratë.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...