SBASHK-u përmes një komunikate për media i është drejtuar MASHTI-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda.
“Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë Ministria e Arsimit do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë.
SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh./arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...