Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur pozicionin e pa kompromis drejt Ankarasë në një intervistë me Reuters, duke u zotuar që s’do të ketë lëshime.
Trump shpjegoi që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e kishte tradhtuar atë në marrëveshjen për lirimin e Andreë Brunson, pastori i arrestuar në Ankara nga tetori i vitit 2016, nën akuzën që Brunson ishte pjesë e grusht shtetit të udhëhequr nga kleriku mysliman, transmeton portali arbresh.info.
Trump dhe Erodgan kanë arritur këtë mirëkuptim në samitin e NATO-së në Bruksel në mes të korrikut. Trump do të ndihmonte lirimin e shtetases turke Ebru Ozkan, e arrestuar në Izrael, kurse Erdogan do të lironte Brunson.
Me kërkesën e Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deportoi Ozkan në Turqi, por Brunson u lirua vetëm nga burgu në arrest shtëpiak dhe akuzat kundër tij nuk u hodhën poshtë.
“E kam liruar atë person për të”, tha Trump për Reuters.
“Pres nga ai që të lejojë këtë njeri të pafajshëm dhe të mrekullueshëm të largohet nga Turqia”.
Qëndrimi i Trump, bashkë me sanksionet dhe tarifat që SHBA ka vendosur kundër Turqisë që nga 1 gushti kanë përshpejtuar rënien e vlerës së monedhës turke./Arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...