Një vajzë minorene ka kallëzuar në policinë e Durrësit bashkëjetuesin e nënës së saj.
Sipas forcave blu ajo është shprehur se dhunohet fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.
Në lidhje me këtë rast policia ka lëshuar një urdhër mbrojtje.
Më datë 19.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S, vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA