Pas shijimit të këtyre bukurive nisemi për një ndalesë tjetër ku gjatë rrugëtimit njihemi me mjaft bimë tipike të zonës.
Peizazhi piktoresk na shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit.
Nën shoqërinë e kësaj energjie pozitive nisemi për në “Shpellen e Akullit”.
Kjo shpellë daton gjatë shek II-III, në kohën e sundimit bizantin dhe është përdorur kryesisht për banim, dhe këtë e tregojnë më së miri pikturat që ndodhen në të.
Në Shpellën e Akullt ndeshesh me stalaktitet e stalakmitet lloj-lloj formëshe.
Kjo shpellë me një thellësi dhjetëra kilometra ka nevojë ende për eksplorim.
Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear dhe është krijuar si rezultat i erozionit të tokës.
Nëse arrin të zbresësh pak më në thellësi të saj do të ndjesh ajrin e ftohtë dhe pikat e ujit, të cilat pas shkrirjes bien mbi shkëmbinj duke krijuar një si melodi të këndshme që të shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në të.
Impresioni dhe dëshira të bën të mos ndahesh prej saj, por me kalimin e kohës bën aq ftohtë, sa dhe nëse jashtë është piku i vapës, në brendësi të saj nuk e ndien.


Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...