Ai ka nënshkruar për klubin futbollistik Juventus në një transfer që ka kushtuar hiq më pak se 99 milionë funta e që llogaritet të jetë bileta më e shtrenjtë që ka paguar ndonjëherë ndonjë ekip Italian.
Fjala është për Cristiano Ronaldon i cili së fundmi ka festuar kapitullin e ri të karrierës së tij futbollistike duke pozuar pranë familjes së tij, që të gjithë të veshur me fanella të Juventusit, përcjell arbresh.info.
Në fotografinë që ai ka publikuar në Instagram shihet pranë të dashurës së tij Georgina Rodriguez, djalit të madh, 8 vjeçarit Cristiano Jr, binjakëve 14 muajsh Eva Maria dhe Mateo si dhe vajzës 8 muajshe të cilën e ka me Georginan, Alana Martina./Arbresh.info

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...