Drake duket se e ka të vështirë që ta tejkalojë zënkën e tij me Pusha T.
Gjatë një performance në kuadër të turneut “Aubrey & The Three Migos”, reperi kanadez i ka bërë ‘diss’ Kanye Westit, i cili është një mik i afërt i Pushas.
Për ta bërë akoma më të nxehtë, 31-vjeçari ia ka kushtuar ‘diss-in’ pikërisht në vendlindjen e Kanyes, në Chicago.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet Drake duke interpretuar këngën “Know Yourself”, të cilës ia ndërron tekstin.
“Pastaj Kanye dështoi…”, është vargu, të cilin e ka ndryshuar reperi, ndërsa një pjesë e publikut ka fishkëllyer.
Drake, në fakt, gjatë kësaj vere ka pasur një zënkë me Pusha T, i cili ka shoqëri të afërt me Kanye.
Për më shumë, West ka qenë producent në albumin e fundit të Pushas, “Daytona”, në të cilin janë disa ‘diss-e’ në adresë të yllit kanadez.
Kujtojmë që Drake është bërë sensacion botëror me hitin e tij “In My Feelings” të lansuar në fillim të këtij muaji.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A