Llapit i ka hasur sharra në gozhdë në ndërtimin e rrugës për titullin kampion. Ekipi i Bylbyl Sokolit është mposhtur në shtëpi nga Drenica 0-1, duke lënë shije të hidhur para publikut në “Zahir Pajaziti”.
Vetë kryetrajneri Sokoli është në dijeni për lojën e dobët të cilën e zhvilloi ekipi i tij, ndërkohë që beson se Llapi do të rikthehet në javët në vazhdim.
“Duhet pranuar që ndeshja filloi keq për ne që nga pranimi i golit dhe më pas çdo gjë ishte një konfuzion. Mendoj që kemi problem në koncept të lojës, pasi që kërkojmë të luajmë më shpejtë dhe më rrjedhshëm. Ne ishim të rrezikshëm vetëm përmes ndërprerjes, ndërkohë gjatë lojës kishim probleme në ndërtimin e aksioneve. Megjithatë unë jam optimist për këtë skuadër dhe besoj shumë në këtë ekip. Ne duhet të përfitojmë nga këto gabime që bëmë sot në mënyrë që mos të na shfaqen në të ardhmen”, deklaroi Sokoli për Super Sport Kosova.
“Profa” më tej foli edhe për objektivat që ka klubi i Llapit këtë edicion:
“Objektivi im sikurse në çdo klub edhe këtu është që të krijoj një lojë të mirë dhe në bazë të lojës së mirë edhe të vijnë rezultatet. Nuk duhet ti ngarkojmë futbollistët duke u kërkuar plasman sa më të lartë në renditjen tabelare, pasi që kjo shkakton ngarkesë psikologjike dhe ne duhet t’i lirojmë ata nga ky presion. Unë vazhdoj të besoj te ky ekip dhe shumë shpejtë do të rikthehemi në lojën tonë”, mbylli Sokoli.
Në kuadër të javës së dytë Llapi do të udhëtojë drejt Suharekës për tu përballur me Ballkanin.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4