Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo deklaroi se me prurjet e reja Castillejo dhe Laxalt, merkatoja e kuqezinjve është mbyllur.
“Merkaton mund ta quaj të mbyllur. Kemi marrë lojtarët që donim, duke përforcuar sulmin me Higuain, mbrojtjen me Caldara, por edhe mesfushën me Bakayoko. Të gjithë këta jam i bindur se do të jenë vlera të shtuara për Gattuson”, u shpreh braziliani.
Leonardo sqaroi edhe çështjen Milinkoviç-Saviç. Mediat sportive italiane shkruajtën se mesfushori i Lazios mund të përfundonte te kuqezinjtë, por kjo gjë nuk ndodhi.
“Negociatat për Milinkoviç-Saviç nuk kanë nisur asnjëherë, pasi nuk kemi qenë në kushtet ku mund të shpenzonim aq shumë për një lojtar të vetëm. Çmimi i kartonit të tij ishte jashtë standardeve tona”, theksoi Leonardo./tch
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...