Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se kampi në Zlatibor, ku fëmijëve u janë të mësuar aftësitë ushtarake, është mbyllur dhe fëmijët janë kthyer në shtëpi.
“Ne kemi dhënë urdhër për të shpërndarë kampin për shkak të abuzimit të mundshëm të fëmijëve dhe shqetësimit të publikut”, ka thënë Stefanoviq.
Ai shtoi se “pjesa përfundimtare e shpërndarjes së kampit” po zhvillohet aktualisht, transmeton lajmi.net.
Diku në malet e Zlatiborit në Serbi fëmijëve u mësoheshin se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor ishin strikte.
Bëhet fjalë për 44 fëmijë, 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.
Atyre u doli në ndihmë komuna e Çajetinës ndërsa u tha se inspirimi iu erdhi nga rusët.
Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.
“Këto janë pushkët e përdorura nga ushtria në ushtrimet e tyre. Gjithashtu, ato janë pistoleta prej alumini, ka pak lidhje me armët e zjarrit. Ne si veteranë vetëm duam që fëmijët tanë të jenë të gatshëm sot-nesër, të mos ndodhtë kurrë që dikush të sulmojë, të jenë të gatshëm për të mbrojtur veten e tyre”, ka thënë Zeljko Vukeliq, pjesëmarrës në konfliktit të armatosur në ish-Jugosllavi.
Organizatorët pohojnë se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe se kampi është shpallur si ngjarje publike. Leja, por edhe mbështetja financiare, është marrë nga Komuna Çajetina dhe nuk ka asgjë të diskutueshme për kryetarin e kësaj komune.
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...