Një aksion i pazakontë i shpëtimit të papagallit u zhvillua në Kanada.
Papagallit, i cili si duket nuk i shkohej në shtëpi, nuk iu duk simpatik zjarrfikësi i cili përpiqej ta shpëtojë, prandaj e shau.
Papagalli Makao fluturoi nga shtëpia e tij në Edmonton, në Kanada, në një kulm të afërt ku qëndroi tri ditë, transmeton Insajderi.com.
Pronarët të cilët shpresonin se do të kthehet kur të jetë gati, mirëpo ai nuk zbriste. Atëherë i thirrën zjarrfikësit.
Kur arritën zjarrfikësit, Jessy, i cili di të flasë i befasoi pakëndshëm.
Pronarët i kanë shpjeguar zjarrfikësve se mund ta bëjnë Jessy-n të zbresë ashtu që duhet t’i thonë “Të dua”, në çka ai zakonisht përgjigjet me “Të dua edhe unë ty”.
Mirëpo, kur zjarrfikësi iu afrua dhe i shprehi dashuri, Jessy iu përgjigj menjëherë: “Fuck off” dhe fluturoi në një kulm tjetër.
Pronarët shpjeguan se shpendi flet edhe turqisht dhe greqisht, dhe se ende është në liri dhe ata tash për tash nuk do ta detyrojnë të kthehet, transmetojnë mediet.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit