Më shumë se 300 organizata mediale në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë të enjten për të luftuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump.
The Boston Globe ka bërë këtë thirrje javën e kaluar, për një dënim kombëtar të “luftës së ndyrë” të presidentit kundër mediave, duke e titulluar të njëjtën #EnemyOfNone (Armiq të askujt).
Trump i ka akuzuar raportimet e mediave si “lajme të rreme” dhe ka cilësuar gazetarët si “armiq të njerëzve”.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto deklarata nxisin rrezikun e përdorimit të dhunës kundër gazetarëve.
Media të mirënjohura amerikane dhe të përditshme lokale kanë premtuar se do t’i përgjigjen thirrjes, teksa edhe gazeta britanike,The Guardian është zotuar se do të bashkohet në këtë organizim.
Me kryetitull “Shtypit të lirë i duheni ju”, gazeta The New York Times i ka konsideruar sulmet e Trumpit, “të rrezikshme për jetëgjatësinë e demokracisë”. /Rel/
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...