Prej sot pjeshkat e Maqedonisë nuk do të importohen në tregun e Rusisë.
Sot edhe zyrtarisht hyn në fuqi vendimi i Rusisë, me të cilin ndalohet importi i pjeshkave për shkak të gjetjes së krimbave në to.
Bëhet fjalë për ndalesë të përkohëshme, por Qeveria e Maqedonisë për këtë vendim nuk ka marrë njoftim zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsye për këtë sipas ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski, është komunikimi i vështirësuar mes dy vendeve për shkak të strukturës qeverisëse në Rusi.
Nikollovski tha se do të kërkohet treg alternativ për pjeshkat që nuk do të plasohen në tregun rus. Si mundësi ai përmendi Britaninë, Shqipërinë dhe Kosovën.
Deri kur do të zgjasë ndalesa e Rusisë për importin e pjeshkave, do të bëhet e ditur pas kontrolleve të organeve ruse dhe të Maqedonisë, të cilat janë në rrjedhë.
Ndërsa masa ruse përveç për Maqedoninë, vlen edhe për Serbinë.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...