Një pakicë fetare është kursyer kryesisht nga tmerret e luftës civile shtatëvjeçare të Sirisë, e këta janë Druzët.
Shumica jetojnë në rajonin gropa-gropa të Jabal al-Druze, në provincën jugperëndimore të Suweidës.
Ata anë qenë shumë të qetë përveç disa sulmeve të izoluara.
Megjithatë, të gjitha këto ndryshuan dy javë më parë, kur në natën e 25 korrikut, një sulm shumë i koordinuar nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (IS) la më shumë se 200 të vdekur, shumica prej të cilëve civilë.
IS militantët gjithashtu rrëmbyen 13 gra, 17 fëmijë dhe një 19-vjeçar, i cili u vra më vonë.
Të enjten, xhihadistët telefonuan familjen e një prej grave për të thënë se ajo kishte vdekur për shkak të shëndetit të ligë. Fati i pengjeve të tjera është ende i panjohur.

“Në fund do t’i kthejmë ata, qoftë të martirizuar apo të gjallë”, tha Fareez Abu Ammar, një 30 vjeçar nga Suweida i cili humbi nënën, xhaxhain dhe shumë të afërm të tjerë në sulm.
Nusja e tij dhe tre fëmijët e saj – djemtë Rafat dhe Yorub, dhe vajza Lana – janë midis atyre që u rrëmbyen.
Abu Ammar jeton në Bejrut, në Libanin fqinj dhe nuk mund të kthehej në Suweida për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij, sepse ai kërkohej nga autoritetet siriane për shkak see kishte shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak./arbresh.info/
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...