Një turist që po bënte foto ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi u sulmua nga një hipopotam.
Chang Ming Chuang, 66 vjeç, u shpall i vdekur pas mbërritjes në Spitalin e Qarkut Naivasha, sipas Shërbimit Wildlife Kenia, ndërsa Wu Peng Te, 62, i mbijetoi sulmit.
“Ne jemi të trishtuar të njoftojmë për vdekjen e një turisti kinez, i cili u sulmua nga një hipopotam kur po bënte fotografi në brigjet e liqenit Naivasha dje në mbrëmje,” shkroi shërbimi Wildlife Kenia në Tweeter të dielën.
“Kolegu i tij mbijetoi me plagë të vogla dhe u trajtua në Spitalin e Qarkut #Naivasha. Ne jemi në kërkim të hipopotamit”, shtuan ata.

Gazeta keniane “The Star” raportoi se personi ishte me shokët duke bërë foto kut hipo e sulmoi.
Dëshmitari James Omollo tha se ai iu afrua shumë kafshës e cila iu kthye duke e kafshuar atë në gjoks. Ai tha se viktima kishte “gjakderdhje të madhe”.
Sulmet kanë sjellë në gjashtë numrin e njerëzve të cilët janë sulmuar dhe vrarë nga hipot në Naivasha që nga fillimi i vitit, sipas gazetës.
Naivasha është një qytet në liqen 56 milje (90 km) në veriperëndim të kryeqytetit, Nairobi./Arbresh.info/
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...