Ahmet Hasi nënkolonel në Policinë rajonale të Gjakovës sot në konferncë për media ka dhënë një deklaratë skandaloze në lidhje me vrassjen e Valbona Marku – Nrecaj.
Sipas Hasit, viktima nuk ka kërkuar urdhër – mbrojte mirëpo vetëm ka lajmëruar se është kërcënuar për një mesazhi në telefon, shkruan Insajderi.
“Në orën 15:00 ankuesja, tani viktimë, bashkë me vëllezërit ka hapur rast ‘kanosje’, pasi ka njoftuar se me sms është kërcënuar nga bashkëshorti. Hetuesit e kanë kërkuar personin në fjalë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij në fshatin Bitesh. Disa herë është provuar të kontaktohet edhe përmes telefonit. Me rastin e paraqitur me 7 gusht, viktima nuk ka kërkuar mbrojtje as strehim, derisa është hapur vetëm rast kanosje për sms-të”, ka thënë Hasi.
Tutje, Hasi në kronologji ka treguar për njoftimin për vrassje që ka marrë policia të martën rreth orës 21:00, arrestimin e të dyshuarit dhe konfiskimin e armës.
Ai ka thënë se është duke u hetuar rasti bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe se është njoftuar edhe inspektorati policor për të gjitha veprimet.
Por vëllau i së ndjerës Shkelzen Marku, e ka fajësuar shtetin se nuk ia mbrojti motrën nga Pjetër Nrecaj, pavarësisht se ajo kishte lajmëruar kërcënimet në polici.
Marku ka thënë se disa herë e kanë njoftuar Policinë se Pjetër Nrecaj sillej me armë dhe kërcënime po Policia e shteti nuk kanë reaguar.
“Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë motrës sime, veç se ishte shtetase e Shqipërisë”.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses