Është e përjavshmja serbe Nedelnjik që ka publikuar tekstin nga një prej avokatëve më të mirë serbë që ka asistuar ish-presidentin serb, ndërkohë që përballej me akuzat për “krime kundër njerëzimit”.
Sipas të përjavshmes serbe, Sllobodan Millosheviçi i ka shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Sllobos.
Avokati Zdenko Tomanoviç, duke folur për numrin e ri të revistës javore serbe, zbulon takimin e fundit me njeriun që mori përsipër rolin e kasapit të kroatëve, muslimanëve dhe shqiptarëve që jetonin në hapësirën e Jugosllavisë.
“Një ditë para se të gjendej i vdekuur në qeli, Millosheviçi më kërkoi të shkoja më herët aty, mori një laps e letër dhe e shkroi me dorë. Më kërkoi më pas që ta dorëzoja në ambasadën ruse në Holandë, me kërkesën që ajo t’i dorëzohet ministrit rus, Sergei Lavrov. Në letër, ai u ankua se ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë”, rrwfeu avokati.
Një ditë më pas, Millosheviçi u gjet i vdekuur. Tomanoviç ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e pa Millosheviçin e vdekur në qelinë e tij
“Nedelnjik” intervistoi Tomanoviçin pikërisht pas vrasjes së kolegut të tij, avokat Dragoslav Ognjanoviç – Misa.
Tomanoviç ishte qartësisht i zhgënjyer dhe dha dorëheqjen.
“Misa u vra vetëm për shkak se ai ishte një avokat. Dhe në këtë moment, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. Për fat të keq, elitat tona politike dhe mediatike janë të kriminalizuara.
Kjo krijon një atmosferë që relativizon rëndësinë e kësaj vrasjeje.
Të vrasësh një avokat vetëm për shkak se po bënte punën e tij shkon përtej forcës së të gjithë numrave që na ofrohen.
Barazia dhe siguria e çdo qytetari nuk sigurohet duke transferuar përgjegjësinë në disa kohë të kaluara”, tha ish-avokati i Millosheviçit, duke akuzuar egërsisht Beogradin se ka dorë jo vetëm në vrasjet e sotme që po ndodhin në kryeqytetins serb, por edhe në larjet e hesapeve në të kaluarën.
Në një intervistë të gjerë, Tomanoviç foli edhe për gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha defektet e tij, ndikimin e politikës dhe medias mbi ligjin, mbrojtjen e Millosheviçit, lidhjen e mafias me politikën, por edhe me figura të njohura si Aleksandar Tijaniç dhe Bogdan Tirnaniç, Miroslav Mishkoviç, Milan Beko apo edhe Emir Kusturica.
Ish-avokati i Sllobodan Millosheviçit nuk ka folur shumë, por a thënë aq sa për të shkaktuar një trazirë pikërisht në prag të evenimenteve të mëdha siç është marrëveshja për Kosovën.
“Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai…
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...