Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka shprehur opinionin e tij në lidhje me situatën e krijuar javëve të fundit në Ballkan, e posaçërisht mes Kosovës e Serbisë.
Reka ka shkruar në rrjetin social Facebook se kufijtë e Ballkanit vizatoheshin me laps, por fshiheshin me plumb.
“Diplomacitë i krijonin, e ushtritë i zhbënin; sa here qe ndryshimet territoriale, nuk pajtonin parimin historik me atë etnik”, ka përfunduar statusin e tij profesori.
Ky debat është hapur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po insiston se duhet korrigjuar kufijtë me shtetin fqinj, Serbinë. Kjo po kërkohet me ngulm nga Thaçi pasi është kthyer nga Brukseli, ai atje kishte një takim me presidentin serb Aleksander Vuçiq, të cilin e ndërmjetësoi zyrtarja e BE-së, Fredrica Mogherini.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA