Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të presidentit.
Ky është postimi i plot i deputetit Deda:
Kur H. Thaçi deklaron që Kosova do të shndërrohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi- kështu e zhvlerëson shpalljen e pavarësisë, njohjen e më shumë se 110 shteteve, mendimin dhe legjitimimin nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në dhjetëra organizata ndërkombëtare, MSA-në. Me këto deklarata e rikthen dhe e legjitimon qëndrimin e Serbisë, sepse Qipro Veriore është pjesë e Republikës së Qipros, ndërsa Osetia dhe Abkazia janë pjesë e Gjeorgjisë. Dhe, me këto llomotitje të rrezikshme e legjitimon “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës.
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...