Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë tjetër për gazetarët ka ripërsëritur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duke shtuar se nuk do të ketë as autonomi për serbët.
Sipas tij, me korrigjim të kufijve është menduar vetëm që Lugina e Preshevës t’i takojë Kosovës, por që të mos ketë ndarje të territorit të Kosovës dhe të mos ketë autonomi për serbët.
“Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që në fund të arrijmë marrëveshje definitive paqësore. Jam i përkushtuar për arritje të marrëveshjes dhe pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës kam propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi e vetme për të legjitimuar kërkesat e shqiptarëve atje. Kjo nënkupton jo ndarje për Kosovën, jo autonomi për serbët”, është shprehur Thaçi.
“Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës. Duhet të jetë proces transparent dhe paqësor mes Kosovës dhe Serbisë”.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...