Ousmane Dembele ka arritur në Barcelonë tri javë pasi u bë kampion bote me Francën.
Sulmuesi 21-vjeçari ndërpreu pushimet dhe nisi menjëherë stërvitjet sot (e shtunë) me lojtarët e tjerë që nuk janë në turneun e klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Dembele punoi me Messin, Piquen, Busquetsin, Alban dhe Samperin në përpjekje për të përgatitur vetën para Superkupës së Spanjës.
Coutinho, Rakitic dhe Umtiti vazhdojnë të jenë ende në pushime, por do të rikthehen së shpejti, së bashku me përforcimin e fundit – Arturo Vidalin.
Superkupa e Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 të dielën e ardhshme./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1025670417560813569
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...