Përfaqësuesi i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë sot se Ekipi Drejtues i Asociacionit të Komunave serbe (AKS) projektstatutin e AKS-së do t’ua prezantojë ekipeve të Beogradit e të Prishtinë në Bruksel.
Ai ka shtuar se Lista Serbe nuk pret që Prishtina ta formojë AKS –në dhe as që do të bëjë qoftë dhe një hap drejt formimit të tij.
„Para katër muajsh ne nuk kemi dashur t’i japim argumente Prishtinës të thotë se serbët nuk respektojnë afate… Nuk mendoj se Prishtina do të bëjë qoftë dhe një hap drejt formimit të AKS-së”, ka thënë Simiq për televizionin publik të Serbisë .
Ekip drejtues për formimin e AKS-së më 1 gusht ka kumtuar se projektstatuti i AKS-së do të jetë i gatshëm më 4 gusht, që është dhe afati i vënë nga Bashkimi Evropian.
Anëtarët e këtij ekipi gjatë bisedës me shefin e Misionit të OSBE –së Jan Brathau kanë theksuar se gjatë hartimit të tekstit i janë përmbajtur në mënyrë strikte dispozitave të Marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Planit të implementimit të kësaj marrëveshjeje, Fushëveprimit të Ekipit drejtues, Parimeve të përgjithshme për themelimin e AKS-së dhe të Kartës evropiane për administrim lokal.
„Ekipi drejtues është i gatshëm në çdo moment që pas 4 gushtit, me kërkesë të Brukselit, tekstin t’ua prezantojë këshillave për implementim dhe pjesëmarrësve të dialogut në nivel të lartë ashtu siç është paraparë me marrëveshjet e mëhershme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ishte thënë gjatë javës në kumtesën e këtij ekipi.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...