Aplikacioni WhatsApp është gati të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset. Ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.
Mesazhet pritet të tarifohen nga 0.5 deri në 9 cent, në varësi të vendit të përdorimit, ndërsa përfaqësues të kompanisë thanë se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike.
Aktualisht WhatsApp Business ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.
Facebook, e cila zotëron edhe WhatsApp e Instagram, ka njoftuar se do të monitorojë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë çdo ditë në aplikacionet e saj, për t’u ofruar përdoruesve mundësinë e vetë kontrollimit.
Kështu në këto aplikacione do të ofrohet opsioni për të zgjedhur limitin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij limiti kohor.
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...