Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e një pastori amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm.
“Ne besojmë se ai është një viktimë e vëmendjes së padrejtë që po i kushtohet nga qeveria e Turqisë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke iu referuar pastorit Andrew Brunson. Pastori amerikan është venë në qendër të një polemike të hidhur diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s.
Brunson, i cili drejtonte një kishë protestante në qytetin e Izmirit, u vu nën arrest shtëpiak javën e kaluar pas gati dy vjetësh burgim.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...