Shefi i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi, duke folur për fazën e fundit të dialogut, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se kundërshtimi që Hashim Thaçi të jetë kryesues i ekipit për finalen me Serbinë, kishte ndodhur edhe në vitin 2005 me presidentin Ibrahim Rugova.
Në vitin 2005 ishte krijuar ekipi i unitetit të cilin e kryesoi presidenti i atëhershëm Rugova, Arifi ka kujtuar se edhe në atë kohë kishte mospajtime mes PDK-së dhe LDK-së nëse Rugova duhej t’i printe ekipit.
“Edhe në bisedime në vitin 2005 kishte ndasi të mëdha mes LDK-së dhe PDK-së sepse PDK-ja nuk donte që në bisedime të shkonte Ibrahim Rugova, por u gjend kompromisi dhe Rugova kryesoi dialogun pastaj i kaloi Fatmir Sejdiut me vdekjen e Rugovës”, ka thënë Arifi që ka përsëritur qëndrimin e pozitës se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“E kam përshtypjen që mediat serbe dhe politike po na ngrehin për hunde. Shkëmbimi i territoreve nuk është në opsionin e Kosovës. Nuk është opsion i popullit që beson me atë që ka ndodhur me shpalljen e pavarësisë”, ka thënë Arifi.
“Ne e kemi shpallur pavarësinë me këta kufij. Shkëmbimi i territoreve do të ishte tragjedi dhe kthim në errësirën e viteve ’90 të shteteve të Ballkanit”, ka shtuar ai.
Arifi ka përsëritur edhe qëndrimin se duhet të ketë vija të kuqe me Serbinë e ajo është ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve.
“Gjithmonë duhet të ketë vija të kuqe me Serbinë. Nuk ka ndarje të shtetit. Nuk mund të shkojmë në një proces nëse defunksionalizohet shteti i Kosovës. Nëse nuk ka njohje reciproke nuk ka normalizim”, ka thënë veç të tjerash Arifi.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...