Kreu i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka deklaruar se ndalesa e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli për të vizituar Sanxhakun nga ana e Serbisë, është bërë pa asnjë arsye.
“Ne si Këshill Kombëtar i kemi bërë thirrje Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, që të vijë në Sanxhak e t’ju prezantojë qytetarëve të këtij vendi vizionin e tij për Ballkanin, të prezantojë vizionin e bisedimeve në Bruksel”.
“Serbia ka rënë në një qorrsokak. Ata bisedojnë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli. Ne kemi kërkuar mundësinë që Pacolli të vijë dhe të na thotë se për çka po bisedojnë. Vendimi i tyre për ta ndaluar Pacollin nuk është diçka normale. Ligji na lejon që ta ftojmë. Ata as vet nuk e dinë pse e kanë bërë një gjë të tillë”.
Uglanin në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës ka theksuar se ky veprim i Serbisë nuk është për t’u çuditur.
Ai gjithashtu potencoi se boshnjakët e Sanxhakut kanë përfaqësuesit e tyre legjitim që i përfaqësojnë interesat e tyre dhe se kanë autorizim që të bashkëpunojnë me të gjithë popujt që kanë kulturë, traditë të përbashkët./klan kosova/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...