Kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi, e ka të qartë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të japin maksimumin në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për të vazhduar tutje.
Kampioni i Maqedonisë e fitoi me rezultat 1-0 takimin e parë kundër Sheriff Tiraspolit në Filip Arena II në Shkup dhe ka një epërsi të lehtë para sfidës në Moldavi.
“Kemi ardhur këtu për të treguar vlerat tona dhe e vetmja që mendojmë është të japim maksimumin. Është mirë që hyjmë me epërsi, por asesi nuk pretendojmë se kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Alimi.
Ai e ka përmendur sfidën e raundit të parë kur skuadra tetovare kishte fituar 5-0, por në ndeshjen e kthimit humbi 4-0 dhe ishte në rrezik.
“Secili prej futbollistëve në kokë ka të fiksuar se kjo betejë fitohet vetëm me qasje serioze, me dhënien e maksimumit në terren, koncentrim 100 për qind gjatë gjithë lojës, minimizim të gabimeve dhe shfrytëzim të rasteve para portës kundërshtare”, është shprehur kapiteni.
Shkëndija do ta ketë për qëllim që të mos e humbë ndeshjen, duke qenë se çfarëdo barazimi e kualifikon tutje.
Njëherësh, do të përpiqet të shënojë gola, sepse nëse realizon dhe humb me një gol diferencë, atëherë Shkëndija do të jetë në raundin tjetër.
Spiropali viziton Athinën, pritet nga Presidenti grek: Mbësh...
Kosova nis ankandin e parë konkurrues për energji me erë der...
MD: I kursyem mbi 235 milionë përmes mbrojtjes në arbitrazhe...
Kosova me dy medalje të bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare ...
Diplomoi në Akademinë e FBI-së, policja kosovare urohet nga ...
Ademi takohet me Infantinon në Doha të Katarit