Serbia ka pak shanse që deri në fund të vitit 2018, në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të hapë kapitullin 31 – për politikë të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes.
Gazeta serbe “Veçernje Novosti” raporton se Lituania kundërshton hapjen e këtij kapitulli për shkak të raporteve mes Serbisë dhe Rusisë.
Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq, tha për këtë të përditshme serbe se procedura e negociatave është e tillë në qoftë se një raport për kapitull nuk është miratuar deri në mes të vitit, atëherë ky kapitull vështirë se do të hapet deri në fund të vitit, transmeton Klan Kosova.
“Kapitulli i 31-të nuk ishte shumë i kërkuar, por pasi marrëdhëniet ndërkombëtare janë komplikuar dhe vetë vendet e BE-vetë duhet të pajtohen në mënyrë që të arrijnë konsensus për disa çështje”, tha ajo.
E pyetur nëse dikush tjetër përveç Lituanisë bllokon këtë kapitull, Joksimoviq tha se raporti i shqyrtimit për Kapitullin 31 është rast i mbyllur për diskutim ndërmjet anëtarëve të BE-së.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona