Bersant Celina do të vazhdojë karrierën te Swansea City.
Sulmuesi i Kosovës do të largohet nga Manchester City, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij, te skuadra e Swansea Cityt.
Babai i futbollistit, Edvar Celina, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të nënshkrimit të kontratës së Bersantit me skuadrën nga Championship.
Pritet që shumë shpejtë lajmi të zyrtarizohet edhe nga dy skuadrat, Manchester City dhe Swansea.
Celina sezonin e kaluar e kaloi në Championship te Ipswich, ku në 35 paraqitje realizoi shtatë herë.

Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...