Prodhimi në frutikulturë ka qenë i mbarë për këtë vit. Fermerët në zonën e Dibrës thonë se ashtu si qershitë, edhe kulturat e tjetra si mollët e dardhët, kanë superprodhim.
Sipas tyre ky prodhim i tepërt ka gjithmonë riskun e mungesës së tregut e për pasojë çmimi i produkteve mund të jetë më i ulët.
Veip Salkurti, një nga fermerët e zonës së Dibrës, njëkohësisht prodhues dhe përpunues, shprehet se ka ardhur koha që të bashkëpunohet për krijimin e fermave të mëdha apo kooperativave.
Ai thotë se për të shmangur mbetjen e prodhimeve të pa shitura, shteti ka për detyrë të hartojë politika nxitëse për grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e prodhimeve./tch
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...