Greqia është vënë sërish nën alarm për shkak të zjarreve.
Pas flakëve apokaliptike të rëna në Athinën Lindore, tashmë çdo vatër zjarri shikohet si një rrezik i madh.
Kështu gjatë mbrëmjes së sotme kanë rënë dy zjarre në ishullin e Zakinthos.
Zjarri fillimisht shpërtheu në zonën e Skopos, në Kalamaki. Ndërsa flakët po avanconin, një zjarr i dytë shpërhteu në fshatin Lathakia.
Forcat zjarrfikëse dhe një brigadë vullnetarësh nxituan në vendngjarje.
Zjarri ka djegur një zonë pyjore, pa kërcënuar zona të banuara.
Katër automjete me 10 zjarrfikës ndodhen aty./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë