Visar Azemi nga AOK Kosova e ka përgënjeshtruar lajmin se duhet fikur telefonat gjatë vrojtimit të eklipsit si parandalim rreziku – lajm i cili është përhapur në internet.
“Natyrisht e kam parë edhe unë këtë lajm. Është lajm i rrejshëm. Është bërë vetëm për klikime”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.
“Nuk ka kurrfarë rreziku. S’ka kurrfarë rrezatimi. E ka bërë dikush për klikime në Facebook”.
AOK Kosova ka bërë një organizim në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për vrojtimin e eklipsit, por moti i keq ua ka prishur planet.
“Jemi në sheshin ‘Skenderbeu’. Si klub kemi vendosur që t’i montojmë pajisjet për vrojtimin e eklipsit. Fatkeqësisht për shkak të motit me re nuk po arrijmë ta vrojtojmë eklipsin”.
Në kuadër të këtij organizimi është edhe një ekspozitë e copëzave nga hëna dhe planeti Mars që iu janë dhuruar AOK-ut.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali