Jurgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri mund të bëjë debutimin e tij te Liverpooli në ndeshjen në kuadër të International Champions Cup kundër Manchester United në Michigan.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës është takuar për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të martën pasi iu bashkua “Redsave” në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, Klopp konfirmoi se Shaqirit mund t’i ipen disa minuta në ndeshjen e fundit të klubit në SHBA.
I pyetur nëse bartësi i fanellës me numër 23 mund të luaj kundër United, Klopp tha për faqen zyrtare të klubit:
“Do të shohim. Ai është stërvitur që katër ditë dhe ne ndoshta do ta përfshijmë në skuadër, pra ndoshta ai mund të luaj disa minuta”
“Të luash shumë gjatë nuk ka kuptim për momentin, por ai do të jetë në fushë sigurisht”
Shaqiri u transferua te gjiganti në Anfield në fillim të këtij muaji për 13 milionë funta nga Stoke City./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...