Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.
Kitaroviq sot tha se Kroacia do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Madje sipas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitaroviq.
Kitaroviq ka folur sot edhe për marrëdhëniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbetur ende shumë çështje ta pa sqaruara.
Ajo po ashtu tha se në një të ardhme mund ta vizitojë Serbinë, mirëpo vetëm kur kushtet për një vizitë të tillë të jenë plotësuar nga Beogradi.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...