Nesër pritet të zhvillohet një takim mes drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, dhe drejtores teknike të Chelseas, Marina Granovskaia.
Siç raporton ‘Calciomercato’, Juventusi do të kërkojë një shumë të përgjithshme prej 90 milionë deri në 100 milionë euro për dyshe – Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas interesimit nga AC Milani në sulmuesin argjentinas, por sigurisht se kampioni italian do e shes atë më para te një skuadër nga jashtë sesa një rival në Serie A.
Nëse Chelsea nuk dëshiron ta transferoj Daniele Ruganin, ata do të kthejnë fokusin e tyre te Mattia Caldara, i cili është duke u kërkuar gjithashtu nga AC Milani, dhe kjo do t’i kushtoj “Bluve” nga 5 deri në 10 milionë më pak sesa shifra origjinale e kombinuar.
Tani, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në takimin mes tyre nesër./arbresh.info/
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...