Në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar Adem Demaçit, para deputetëve dhe të pranishmëve tjerë ka kërkuar fjalën edhe djali i Demaçit, Shqiptari. Ai tha se babai i tij do të jetë i qetë kur Kosova do të jetë më e organizuar.
Kuvendi i Kosovës nuk kishte paraparë që dikush prej familjarëve të fliste në këtë seancë, por djali i Demaçit, Shqiptari ka kërkuar vet fjalën.
“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurtë Shqiptari.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit, pas fjalimeve për të, pjesëmarrësit u nisën për homazhe.
Demaçi cilësohet simboli i rezistencës kombëtare. Ai ka ndërruar jetë dje.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...