Serhii Ulanov i ka vënë flakën vetës, si shenj proteste që e shkarkuan nga ushtria shumë para kohe dhe nuk ia lëshuan dokumentet përkatëse.
Përkundër përpjekjeve për ta ndaluar, ai zbrazi benzinë dhe u ndez, përpara gazetarëve të mbledhur para Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Megjithëse u përfshi me shpejtësi nga flakët, mbi të intervenuan mbrojtësit e rendit për t’ia shuar.
Ushtari po protestonte në emër të një grupi, që konsiderojnë se të drejtat e tyre u shkelën, kur u shkarkuan nga detyra më 2016.
Në një shkrim në Facebook, ku e paralajmëronte edhe ndezjen e vetës si pjesë të protestës, Ulanov thotë se nuk mundet as të pensionohet, sepse nuk i janë kompletuar dokumentet e shkarkimit. /Telegrafi/
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës